27 Prill 2024

R. Sinani arrestohet për mashtrim

Prishtinë, 19 korrik - Dje nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i  dyshuar, i cili kërkohej  për veprën mashtrim.

Rasti është raportuar me datën 02.07.2013 rreth orës 12:00, në stacionin policor jugu në Prishtinë, nga ana e viktimës i cili i ka raportuar se i dyshimti i kishte kërkuar (dhe marr) para të gatshme (50 euro) duke i premtuar vend pune.

I dyshuari  R. Sinani  55 vjeç,  pas arrestimit me urdhër të prokurorit po mbahet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë.

I njëjti person dyshohet me bazë të jetë i përfshirë edhe në gjashtë raste të tjera të mashtrimit të raportuara në polici, saktësisht në rajonin e Mitrovicës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)