03 Maj 2024

QKSPEZH anëtarsohet në Asociacionin e Akademive Ndërkombëtar Policore

Prishtinë, 4 korrik  - Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim u anëtarësua në Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), është anëtarësuar në Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA).

Nënshkrimi i draft protokollit për themelimin e Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA), u bë me datën 2 korrik në Stamboll.

Kryeshefi ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Trajnimeve për Përkrahje Programore, Dukagjin Dina, kanë qenë pjesëmarrjes në këtë samit, ku nënshkruan anëtarësimin e QKSPEZH në këtë asociacion.

Asociacioni Ndërkombëtar i Akademive Policore (INTERPA) ka për qëllim të themelojë platformën e komunikimit, bashkëpunimit, shkëmbimit dhe koordinimit të përvojave me shtetet anëtare të këtij asociacioni.

Qëllimi i themelimit të këtij asociacioni është lufta kundër krimit, terrorizmit, kontrabandës, trafikimit me njerëz dhe gjitha dukurive tjera negative.

Zyrtarët e lartë të QKSPEZH-it në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në Turqi kanë marrë pjesë edhe në një ceremoni të Akademisë Policore Kombëtare Turke në Ankara. Gjatë kësaj ceremonie kryeshefi Ahmeti ka pasur takim miqësorë me presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, dhe kryeministrin Rexhep Taip Erdoan.

Gjatë kësaj vizite, kryeshefi Ahmeti është takuar edhe me përfaqësuesit e lartë të Akademisë Policore turke, ku kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë.

Gjatë takimeve është vlerësuar lartë bashkëpunimi bilateral midis dy vendeve dhe është shprehur gatishmëria për ngritjen dhe thellimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe në fushën e trajnimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)