27 Prill 2024

QKRMT-së i lejohet të vizitoj institucionet korrektuese

Prishtinë, 23 shtator – Ministria e Drejtësisë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), nënshkruan memorandum mirëkuptimi, ky memorandum u nënshkrua nga zëvendësministri i Drejtësisë, Daut Xhemajli dhe drejtoresha ekzekutive e QKRMT-së, Feride Rushiti.


Në bazë të këtij memorandumi, anëtarëve të QKRMT-së u lejohet që të vizitojnë institucionet korrektuese të Kosovës, mund të kontaktojnë personelin e institucioneve korrektuese dhe personat e dënuar në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi, duke përfshirë edhe ofrimin e këshillave dhe ndihmës juridike për personat e privuar nga liria.

 
Po ashtu, QKRMT-ja është e obliguar që të përpilojë raport pas secilës vizitë në institucionet korrektuese dhe të njëjtat raporte me rekomandimet e të gjeturat përkatëse t’i dërgojë në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe obligohet që të përgatis raportin vjetor për Ministrinë e Drejtësisë për zbatimin e këtij memorandumi, vizitat e realizuara dhe të gjitha informatat nga vizitat në institucionet korrektuese të Kosovës.


Ky memorandum i mirëkuptimit është nënshkruar për periudhën një vjeçare me mundësi të vazhdimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)