28 Prill 2024

Qeveria miraton projektligjin për përgjimet telefonike

Prishtinë, 3 dhjetor - Pas publikimeve të përgjimeve gjatë ditëve të fundit ndaj zyrtarëve qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për përgjime telefonike.

Sipas Zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi me përgjimin e telefonave të disa prej zyrtarëve të lartë të PDK-së është shkelur privatësia e individit.

Kuçi ka thënë se projektligji për Përgjimin e Telekomunikimeve ndërlidhet me prioritetet e Qeverisë dhe është përcaktuar në Programin Legjislativ të vitit 2012, duke u ndërlidhur edhe me kërkesat e Raportit të Progresit të vitit 2011.

“Është roli dhe  përkushtimi ynë që secili qytetar i Republikës së Kosovës ta ndiej veten të sigurt, në një ambient ku siguria dhe privatësia e tij personale dhe familjare dhe e banimit të jetë e siguruar me ligji. Liria nuk përkon me sfidimin e lirisë së tjetrit por me respektimin e ndërsjellë.\"

\"Me qëllim të krijimit sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës ka hartuar  Projektligjin për Përgjimin e Telekomunikimeve. Po ashtu Projektligji ndërlidhet edhe me prioritetet e Qeverisë për luftimin dhe parandalimin e kërcënimit të sigurisë shtetërore” ka thënë Kuçi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)