15 Maj 2024

Qeveria miraton 7 udhëzime administrative të MPB

Prishtinë, 2 tetor - Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar shtatë udhëzime administrative të sponsorizuara nga Ministria e Punëve tëBrendshme, që kanë të bëjnë me rregullimin e menaxhimit të kufiritshtetëror.

- Udhëzimi Administrativ për ndërtimin e ndërtesave brenda zonës së pikës së kalimit kufitarë, që vendosë procedurën e veçantë për dhënien e lejes për ndërtimin, ndryshimin e qëllimit të tyre dhe lehtësirat tjera brenda zonës së kalimit të kufirit shtetëror.

-  Udhëzimi Administrativ për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e vendosjes së shenjave paralajmëruese dhe shenjave të shkruara në pikat e kalimit të kufirit dhe në zonën  e kalimit kufitar, që rregullon procedurat e vendosjes së këtyre shenjave.

- Udhëzimin Administrativ për përcaktimin dhe kategorizimin e pikave të kalimit kufitarë, që rregullon procedurën e përcaktimit dhe kategorizimit të pikave të kalimit kufitarë të Republikës së Kosovës.

- Udhëzimin Administrativ për bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të përfshira në menaxhimin e integruar të kufirit, që rregullon mënyrën e zhvillimit të bashkëpunimit të të gjitha autoriteteve që janë të përfshira në menaxhimin e integruar të kufirit, bashkërendimin e aktiviteteve me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave, shkëmbimin e informacioneve dhe të dhënave, analizën e përbashkët të rrezikut, inteligjencën dhe hetimet e përbashkëta, ndërlidhjen e bazën e të dhënave dhe shfrytëzimin e përbashkët të pajisjeve.

- Udhëzimin Administrativ për incidentet kufitare që rregullon mënyrën e raportimit, hetimit, mbajtjen e evidencës, të dhënave personale dhe zgjidhjen e incidenteve kufitare.

- Udhëzimin Administrativ për shënjimin e vijës kufitare që rregullon shënjimin dhe mirëmbajtjen e vijës kufitare të Republikës së Kosovës, siç përcaktohet me marrëveshjet ekzistuese ndërkombëtare.

- Udhëzimi Administrativ për funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit i cili rregullon bashkërendimin efikas të veprimeve të agjencive të përfshira në menaxhimin e kufirit, ofrimin e përkrahjes, lehtësimit të shkëmbimit të informacionit dhe rritjes së integrimit në mesë të agjencive të përfshira në menaxhimin e kufirit shtetëror.

Kabineti Qeveritar ka miratuar plotësim ndryshimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore, dhe ka emëruar ministrin e Financave, Besim Beqaj, për kryesues të këtij komisioni, ndërsa me vendimin tjetër të aprovuar nga Qeveria, është bërë ndryshimi i anëtarit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Komisionin Ndërministror për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo në Kosovë. Anëtar në këtë komisioni nga kjo ministri është emëruar Haxhi Krasniqi, zyrtar i kësaj ministrie. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)