05 Maj 2024

Qeveria e Kosovës do të kërkoj hetime ndaj Carla del Ponte

Prishtinë, 2 dhjetor - Qeveria e Republikës së Kosovës, do të kërkoj hetime të pavarura kundër ish-Kryeprokurores së këtij Tribunali, znj. Carla del Ponte.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ndonëse gjithmonë me besimin e plotë në pafajsinë e Ramush Haradinaj, në luftën e pastër të UÇK-së, por edhe të gjykuarve të tjerë të këtij Tribunali- akuzat e pabazuara ndaj Fatmir Limaj dhe pjesëtarëve tjerë të UÇK-së të gjithë të shpallur të pafajshëm, ka qenë gjithnjë mbështetëse e fuqishme dhe bashkëpunëtore e punës së këtij Tribunali.

Qeveria e Republikës së Kosovës nëpër mjet një kumunikate ka vlerësuar se kjo është bërë pikërisht për të vërtetuar për të shumtën herë, nga instanca më e lartë, që këta persona dhe kjo luftë kanë qenë gjithnjë të pastër dhe në përputhje me të gjitha ligjet e luftës.

"Qeveria e Republikës së Kosovës ndanë mendimin që kjo tolerancë është abuzuar nga ish Kryeprokurorja e këtij Tribunali, znj. Carla del Ponte, e cila edhe tani ka pranuar publikisht që akuza e ngritur kundër Haradinaj ishte e pambështetur me prova të cilat mund të conin në dënimin e tij.

Bazuar në këtë, Qeveria e Repiblikës së Kosovës kërkon nga autoritetet kompetnte ndërkombëtare që të fillohen hetime kundër znj. Carla del Ponte për keqpërdorimin e autoritetit të saj si Kryeprokurore në rastin Haradinaj, rastin Limaj e tjere ne vitin 2003 dhe lidhur me fabrikimet fantastiko-shkencore të karla del Pontes lidhur me akuzat e Dick Mmartit e më gjerë", thuhet në komunikatë.

Duke i njohur autorizimet dhe privilegjet e saja ligjore, Qeveria e Republikës së Kosovës ndanë mendimin se këto autorizime dhe privilegje janë tejkaluar dhe keqpërdorur deri në atë masë sa ka lejuar ngritjen e aktakuzave krejtësisht të pabaza, tendencioze e të kundërligjshme, duke cuar kështu në burgosjen dhe njollosjen e karaktereve të shumë figurave të cmuara politike të Republikës së Kosovës, si dhe duke demtuar imazhin e shtetit të Kosovës.

"Qeveria e Republikës së Kosovës shprehë indinjatën e saj sidomos pas deklaratave të Prokurorëve te tjerë të këtij Tribunali të cilët vazhdimisht kishin shprehur mosbesimin e tyre në provat e ofruara nga znj. Del Ponte, dhe vecanërisht në vetë deklaratat e saj të fundit me të cilat ajo ka pranuar që aktakuza që kishte ngritur kishte mungesë provash e dëshmitarësh", thuhet në komunikatë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Tribunalit dhe autoriteteve të tjera ndërkombëtare OKB-së që dhe të fillojë hetimin e veprimeve të saja të kundërligjshme të cilat në cdo situatë do të arysetonin zhveshjen e saj nga privilegjet që ajo do të gëzonte normalisht si Prokurore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)