05 Maj 2024

Qeveria dënon ashpër publikimin e përgjimeve të falsifikuara

Prishtinë, 29 nëntor  - Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër publikimin e përgjimeve të falsifikuara dhe joligjore të bisedave telefonike, të cilat gjoja janë bërë ndërmjet zyrtarëve të lartë institucional.

Sipas një komunaikte Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon me urgjencë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës dhe të EULEX-it ndriçimin e këtij akti skandaloz dhe kundërligjor.

\"Publikimi i përgjimeve të tilla të fabrikuara me qëllim të shantazhimit të personaliteteve institucionale dhe jetës së tyre private është vepër e kundër- ligjshme dhe e dënueshme. Për më tepër, veprimet e kësaj natyre janë përpjekje e drejtpërdrejtë e mekanizmave të caktuar vendor dhe disa ndërkombëtarëve për të shantazhuar dhe sabotuar bartësit institucional dhe funksionimin normal të institucioneve tona shtetërore\", thuhet në komunikatën për medi të Qeverisë së Republikës së Republikës .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)