16 Maj 2025

Qëllimi i planit policor ka qenë mbajtja e rendit

Prishtinë, 8 prill - Përmes njoftimit zyrtar të bërë publik, ka bërë të ditur planifikimet e saja dhe masat e ndërmarra, lidhur me ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Republikës së Kosovës, e cila u mbajt sot (08.04.2016) në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

 

Qëllimi i planit policor ka qenë mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, zbatueshmëria e ligjit, ndërmarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore si dhe shtimi i masave të sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të ceremonisë në shesh, hapësirë kjo e cila ka qenë e dedikuar vetëm për personat e ftuar dhe të autorizuar.

 

Po ashtu pjesë e planit policor ka qenë edhe ndërmarrja e të gjitha masave të nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër dhe jashtë saj, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik.

 

Referuar ecurisë së ceremonisë në aspektin e sigurisë ju informojmë se rreth orës 10:50, afër lokacionit ku ishte paraparë të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të presidentit të Republikës së Kosovës, konkretisht prapa Teatrit Kombëtar, në rrugën “Agim Ramadani”, në rrugën “Bajram Kelmendi” dhe në disa lokacione tjera në atë perimetër, persona të dyshuar kanë hedhur gaz lotsjellës, me qëllim të pengimit të ceremonisë, e cila është realizuar pa probleme sipas planifikimeve dhe protokollit të paraparë.

 

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe disa nga të dyshuarit janë gjetur dhe janë ndaluar, në tentativë duke u përpjekur të hedhin gaz lotsjellës, përderisa një zyrtar policor ka pësuar djegie në dorë gjatë përpjekjeve për të parandaluar veprimet e kundërligjshme të personave të dyshuar.

 

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e saj ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, ku personat e dyshuar të involvuar në këto veprime joligjore janë arrestuar, përderisa në stacion policor për intervistim janë shoqëruar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar.

 

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa copë mbetje të gazit lotsjellës të përdorur, katër copë gazi lotsjellës të papërdorur, tri shkrepësa si dhe një mjet për hedhje të gazit lotsjellës, të cilat janë gjetur tek disa nga personat e dyshuar.

 

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore lidhur me personat e dyshuar do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)