Publikohet udhëzuesi për familjet e të zhdukurve

Prishtinë, 14 dhjetor - Sot bëhet promovimi i "Udhëzuesit për familjet e personave te zhdukur në Kosovë, Institucionet, Procesi dhe të Drejtat e Familjeve". 
Udhëzuesi është pjesë e projektit "Përkrahje për zgjidhjen e rasteve te personave të zhdukur - thyerja e ngercit" i financuar nga BE, menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë dhe implementuar nga Komisioni Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur (KNPZH)
Udhëzuesi i Kosovës për familjet e të zhdukurve: Institucionet, proceset dhe të drejtat e familjeve është një nga rezultatet kryesore të projektit \"Mbështetja për zgjidhjen e rasteve të  personave të zhdukur - Thyerja e ngërçit\" i financuar nga BE-ja dhe i cili implementohet nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).
Udhëzuesi shpjegon të drejtat e familjeve të personave të zhdukur, të cilat janë të parashikuara nga legjislacioni i brendshëm, duke përfshirë qasjen në përfitime sociale dhe ekonomike dhe forma të tjera të dëmshpërblimit. 
Ai shpjegon se si  të raportohet një person i zhdukur  dhe përshkruan rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve dhe organizatave të përfshira në procesin e llogaritjes për personat e zhdukur gjatë  konfliktit në Kosovë, si dhe detyrimet e autoriteteve dhe personave të tjerë përgjegjës. 
Udhëzuesi gjithashtu përmban informacione në lidhje me përdorimin e ADN-së me qëllim të identifikimit të personave dhe udhëzime mbi përdorimin e Qendrës së  Kërkimit Online të  ICMP-së  (QKO) për të  marrë  informacione mbi rastin e një  personi të  humbur.
 















