19 Maj 2024

Publikohet studimi mbi përmasat e dhunës në familje

Prishtinë, 13 shkurt – Zëvendësministri i Drejtësisë dhe njëherësh Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, Daut Xhemajli, sot ka marrë pjesë lansimin e studimit mbi përmasat e Dhunës në Familje – Dhunës në Baza Gjinore (DHF/DHBGJ), në tri komunat e Kosovës: Dragash, Gjakovë, Gjilan dhe i Dokumentit mbi Opsionet Publike, të organizuar nga UNICEF-i.

Në lansimin e këtij studimi, Xhemajli tha se institucionet e Kosovës që nga pas lufta kanë filluar me adresimin e  çështjes së dhunës në baza gjinore ,mirëpo vetëm gjatë vitit 2012 Qeveria e Kosovës i ka kushtuar rëndësi të veçantë fenomenit të dhunës në familje, me ç’rast ka emëruar Koordinatorin Nacional kundër dhunës në familje edhe ka formuar Grupin Koordinues Ndër-ministror Kundër Dhunës në Familje, detyrë e të cilëve është zbatimi i  Programit të Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Planit të veprimit 2011-2014.

“Dua të theksoj që Zyra e Koordinatorit Nacional edhe më tutje do të vazhdoj të koordinoj, monitoroj dhe të mbështesë të gjithë akterët kombëtar dhe ndërkombëtar të cilët promovojnë të drejta civile, politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe ligjore të Gruas në Kosovë. Ne vazhdojmë të besojmë që veprimi kolektiv i koordinuar dhe  vazhdueshëm do të sjellë ndryshime pozitive  në Kosovë” tha Xhemajli.

Xhemajli tha se, lansimi i këtij studimi mbi përmasat e Dhunës në familje, Dhunës në Baza Gjinore në komunat e Kosovës: Dragash, Gjakovë, Gjilan dhe i Dokumentit mbi Opsionet Publike është një kontribut i veçantë dhe konkret për adresimin më të saktë kundër kësaj dukurie dhe për të zbutur sa më shumë pasojat e kësaj dhune e cila po ushtrohet në familje.

Në këtë konferencë kanë marrë Shefja e Zyrës së UNICEF-it, Laila Omar Gad, U.d. e ngarkuar me punë nga Ambasada Finlandeze, Anne Meskanen, Koordinatori Rezident për Zhvillim i OKB-së, Andreë Russell dhe pjesëmarrës nga institucione tjera.

Ky dokument i cili u prezantua sot është shkruar për të nxitur diskutim dhe debat rreth hulumtimit dhe gjetjes së zgjidhjeve për të adresuar në mënyrë inovative këtë fenomen në kontekste të ndryshme të Kosovës.

Në takim u tha se UNICEF-i është i zotuar për të përkrahur institucionet qendrore dhe komunale për të përpiluar planet e veprimit që kanë prioritet implementimin e politikave të ndryshme kundrejt reduktimit të ndikimit të DHF/DHBGJ në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)