05 Maj 2024

Protesta e Vetëvendosjes!, 16 të lënduar

Prishtinë, 12 maj - Qindra qytetarë të Kosovës u përleshën sot në kryeqytetin e Prishtinës me policinë, pasi demonstruesit sulmuan ndërtesën qeveritare me gurë dhe shishe me ngjyrë, në shenjë proteste ndaj vizitës së kryenegociatorit serb në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanoviç.  

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tash, 10 pjesëtarë të kësaj policie dhe 6 protestues janë lënduar gjatë protestës së sotme të Lëvizjes Vetëvendosje, të organizuar në shenjë kundërshtimi me vizitën e Borko Stefanoviqit, shefit të delegacionit serb në bisedimet me Serbinë.

Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë, tha se dy nga 10 pjesëtarët e lënduar të forcave të rendit janë në gjendje të rëndë.

Këto lëndime janë shkaktuar derisa Stefanoviq takohej me zëvendës kryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, në objektin qeveritar, që ndryshe njihet si ish – Rilindja.

Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të ndërtesës qendrore të qeverisë, duke thyer disa nga dritaret në tre katet e para të kësaj ndërtese, derisa Stefanoviq takohej me homologen e tij, Edita Tahiri.

Protestuesit ishin kryesisht përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje dëmtuan edhe disa automjete të policisë dhe të qeverisë.

Policia për të shpërndarë turmën ka përdorur shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës. Në mesin e të lënduarve janë edhe krerët e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)