Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër N.A për terrorizëm

Prishtinë, 12 dhjetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit, N.A, për veprën penale Organizimi dhe Pjesëmarrja në Grup Terrorist nga neni 143 paragrafi 2, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri N.A., i është bashkuar organizatës terroriste të quajtur Al-Nusra nё janar tё vitit 2014.
I pandehuri duke shfrytëzuar rrugën ajrore përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari ka udhëtuar për në Stamboll-Turqi, e pastaj nga ky vend ka udhëtuar pёr nё qytetin Gazientep (qytet afёr kufirit me Sirinё).
Prej aty i pandehuri N.A., ka arritur tё kaloi nё territorin e Sirisё, ku është bёrë pjesё e organizatës terroriste Al Nusra, i cili pas qëndrimit një javor nё Siri është kthyer nё Kosovё përmes rrugëve tё njëjta.
Ndërsa, kur i pandehuri N.A., sërish ka provuar të shkojë për nё Siri duke shfrytëzuar rrugën Shkup-Stamboll, në aeroportin e Stambollit autoritetet turke e ndalojnë, e pastaj e dëbojnë pёr shkak tё lidhjes së tij me zonёn e luftёs.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.