05 Maj 2024

Prokuroria serbe lëshon fletarrest për Fatmir Limaj

Beograd, 23 mars -Prokuroria serbe ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj.

Zëvendësi i prokurorit serb për krime lufte, Bruno Vekariç, ka thënë se ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, do të arrestohet sapo të dalë nga territori i Kosovës, sepse Serbia ka lëshuar një fletëarrest ndërkombëtar kundër tij për krime lufte.

"Kjo do të thotë që çdo polic ka detyrim ta arrestojë Limajn, sapo të dalë nga territori i Kosovës", ka thënë Vekariç për të përditshmen serbe "Blic".

Ai ka thënë se prokuroria serbe ka kryer hetime dhe ka intervistuar një numër dëshmitarësh në rastin "Kleçka", për të cilin Limaj dhe nëntë ish pjesëtarë të UÇK-së ishin akuzuar, dhe se ka elemente të mjaftueshme për lëshimin e fletarresteve.  Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka urdhëruar para dy ditësh lirimin nga paraburgimi të të gjithë të akuzuarve në rastin "Kleçka", duke hedhur poshtë dëshminë dhe ditarët e Agim Zogajt, i cili njihej si Dëshmitari X, mbi të cilin ishte ngritur aktpadia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)