02 Maj 2024

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër katër të pandehurve

Prishtinë, 17 gusht - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur dhe dorëzuar aktakuzë në Gjykatën e Qarkut në Pejë, me të cilën ka akuzuar katër të pandehur: Kolë Puka-ish gjyqtar, tani avokat, Lon Palushaj-avokat, Bedri Bakalli-ortoped-traumatolog në pension dhe Isa Salihi-përfaqësues i Fondit të Garancisë së Kosovës në Prishtinë.

Aktakuza ka të bëjë me veprën penale “Krim i Organizuar” nga neni 274 i Kodit Penal të Kosovës, lidhur me veprat penale “Shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit” nga neni 339 par. 1 lidhur me par 3. dhe “Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore” nga neni 346 i KPK-së. Ndërkaq, ndaj të pandehurve Kolë Puka dhe Lon Palushaj aktakuza ka të bëjë edhe për një vepër të posaçme penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 333 par. 1 lidhur me nënpar. 1, lidhur me nenin 23 të KPK-së.

Aktakuza është ngritur pasiqë i dëmtuari Fatmir Gashi nga fshati Sverk, Komuna e Klinës, ka pësuar dëme materiale në aksident komunikacioni. Edhe pse i dëmtuari Gashi nuk kishte pësuar lëndime trupore të akuzuarit falsifikuan dokumentacionin mjekësor, kinse ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe arkëtuan kundërligjshëm shumën prej 16 mijë euro në bazë të ujdisë gjyqësore. 

Në këtë rast ka qenë i pandehur edhe Dr. Mit’hat Jakupi-ortoped nga Peja, mirëpo pas ekspertizës grafologjie është vërtetuar se i njëjti nuk e ka nënshkruar fletlëshimin e falsifikuar në emër të Fatmit Gashit.

Ndaj të pandehurit Kolë Puka janë duke u zhvilluar edhe disa raste penale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për raste të ngjashme rreth “Shpërdorimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve” nga neni 339 i KPK-së, lidhur me “Krim të organizuar” nga neni 274 i KPK-së.

Lidhur me këtë rast hetimet i ka udhëhequr dhe ka ngritur aktakuzën një prokuror vendës i  Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)