07 Maj 2024

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër Kastartit, Kilaj, Krasniqit e Hoxhajt

Prishtinë, 22 shkurt - Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurve Shaban Kilaj, Xhavit Krasniqi dhe Burim Hoxha për veprën penale “Kontrabandim me migrantë” nga neni 170 i  Kodit Penal të Kosovës, si dhe kundër të pandehurit Januz Kastarti, ish zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare” nga neni 339 i Kodit Penal të Kosovës.    

Sipas aktakuzës të pandehurit Shaban Kilaj, Xhavit Krasniqi dhe Burim Hoxha, gjatë  vitit 2010 - 2011, janë marr me kontrabandim të migrantëve.

I pandehuri Shaban Kilaj ka siguruar ftesa për udhëtime zyrtare në SHBA, në krye me zyrtarë të lartë qeveritarë, në të cilat ftesa ishin të përfshirë edhe personat, të cilët nuk ishin zyrtarë të qeverisë.

Të pandehurit Xhavit Krasniqi dhe Burim Hoxha kanë dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme kërkesa për nota verbale, duke i paraqitur këta persona si zyrtarë të qeverisë, kinse anëtarë të delegacioneve.

Pas lëshimit të notave verbale i pandehuri Shaban Kilaj ka arritur që të sigurojë viza zyrtare në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup për gjithsej nëntë persona, të cilët më pas kanë emigruar në SHBA.

Sipas aktakuzës, ish zëvendësministri Januz Kastrati ka shpërdorur pozitën e tij zyrtare, ngase ka kërkuar nga asistenti i tij, i pandehuri Burim Hoxha, që ta procedojë ftesën për udhëtim zyrtarë në SHBA edhe pse e ka ditur se dy persona, të përfshirë në ftesë si anëtarë të delegacionit, nuk ishin fare zyrtarë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të pandehurve Shaban Kilaj dhe Xhavit Krasniqi tu vazhdohet paraburgimi, si dhe të gjithë të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënoj për kryerjen e veprave penale, për të cilat ngarkohen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)