02 Maj 2024

Prokuroria mbyll rastin e Dino Asanajt, i ndjeri është vetëvrarë

Prishtinë, 11 tetor - Sot, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka bërë të ditur se ka mbyllur rastin e vetëvrasjes së Dino Asanajt dhe për këtë e ka njoftuar zyrtarisht edhe Policinë e Republikës së Kosovës.
 
Me qëllim të zbardhjes se rastit prokuroria ka bërë të ditur se ka shikuar vendin e ngajrrjes së bashku me Policinë e Kosovës, ka marrë të gjitha provat e munshme nga vendi i ngjarrjes dhe ka kërkuar të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Me ekzaminimin e AND-së sipas prokurorisë është vërtetuar se të gjitha gjurmët e gjakut të gjetura në vendin e ngjarrjes janë të të ndjerit.

Me ekzaminimin e thikës sipas prokurorisë është konstatuar se ajo është pronë e tani të ndjerit dhe në të janë gjetur vetëm gjurmët e dorës së tij.

\"Me ekzaminimin e AND-së së të gjitha mostrave të marra nga trupi i tani të ndjerit, perfshirë edhe ato nga thonjët, është vërtetuar se ato nuk përmbajnë profile të AND-së të ndonjë personi tjetër\", thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me ekzaminimin grafologjik të letrës së gjetur në tavolinë është vërtetuar se ajo është e shkruar nga tani i ndjeri.

Me shikimin e inqizimeve të kamerave të sigurisë nuk është vërtetuar se para kohës kritike ka hyrë ndonjë person i panjohur në lokalin ku ka ndodhur ngjarja dhe me ekzaminimin e telefonit të tani të ndjerit nuk është vërtetuar se ai ka pasur ndonjë kërcënim apo shantazh nga ndonjë person tjetër.

Me obdukcionin e kufomës nuk është vërtetuar se ai ka ndonjë plagë tjetër perveç plagëve me thikë. Është vërtetuar më tutje, se në trupin e tani të ndjerit janë gjetur 11 plagë të shkatuara me thikë. Shtatë plagë, në regjionin e qafës, janë plagë prerëse hezituese.

Hezituese janë edhe dy gërvishtje në regjionin e qafës dhe këto plagë hezituese janë karakteristike për vetëvrasje. Në regjionin e gjaksit janë gjetur dy plagë shpuese-prerëse dhe njëra nga ato ishte vdekjeprurëse.

Bazuar në këto prova prokuroria konkludon se tani i ndjeri Dino Asanaj është vetëvrarë.

Prokuroria nuk ka përjashtuar mundësine që i ndjeri të jetë shtyrë në vetëvrasje dhe për këtë ka kërkuar nga Policia e Kosovës të mbledhë të dhënat ose provat eventuale që do të vërtetonin dyshim eventual se tani i ndjeri është shtyrë të vetëvritet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)