28 Prill 2024

Prokuroria ka urdhëruar ndalimin policor të një zyrtari nga AVUK

Prishtinë, 7 shtator - Sot Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka urdhëruar ndalimin policor ndaj të dyshuarit Milazim Xani, zyrtar në Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke kryer veprën penale Shpërdorim i  pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës.

I dyshuari Xani, gjatë periudhës kohore 1 janar 2008 deri më 2 qershor 2010,  nga pozita e shefit të Inspeksionit Fito Sanitar, sipas prokurorisë ka lëshuar rreth 1800 leje për import, të cilat nuk i ka protokolluar, me qëllim që mjetet e ndërmarrjeve importuese, të dedikuara për pagesën e taksës për lejet përkatëse.

Ai sipas njoftimit te prokurorise i ka ndalur për vete, duke përftuar në këtë mënyrë shumën prej 80.000 euro, shumë kjo, me të cilën është dëmtuar buxheti i Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)