06 Maj 2024

Prokuroria ka parashtruar aktakuzë kundër Miodrag Paviq

Prizren, 9 nëntor - Prokuroria Komunale në Prizren ka parashtruar sot akt akuzues kundër Miodrag Paviq - gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjilan, si dhe ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 343 i KPK-së.

I pandehuri Paviq, në pozitën e personit zyrtar dhe atë gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjilan, ka kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete, në vlerën prej 2400 franga zvicerane,  për të kryer në kuadër të autorizimeve të tij veprimin zyrtar, të cilin veprim ai është dashur ta kryejë si gjyqtar i çështjes.

Nga provat e siguruara me zbatimin e masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, rezulton dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 343 i KPK-së.

Me qëllim të sigurimit të pranisë së të pandehurit në procedurën penale dhe zbatimit të suksesshëm të saj, Prokuroria i ka propozuar Gjykatës të aprovoj propozimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)