06 Maj 2024

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Q. M për shtijen e armëve

Prishtinë, 21 dhjetor - Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Q. M. nga fshati Shipitullë, komuna e Obiliqit, për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale të furnizimit, transportit, prodhimit, këmbimit ose shitjes së paautorizuar të armëve, nga neni 327 par. 2 dhe 3 i Kodit Penal të Kosovës.

I akuzuari më 13 dhjetor 2011, rreth orës 18:00 nga Republika e Shqipërisë ka tentuar t’i fusë në Republikën e Kosovës  7 mijë 576 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të transportuar nga Republika e Shqipërisë e të cilët fishekë më pas janë konfiskuar nga ana e Policisë në pikën kufitare Vërmicë.

Prokuroria e Qarkut në Prizren i ka propozuar Gjykatës së Qarkut në Prizren që të akuzuarin ta shpallë fajtor, për veprën penale, me të cilën ngarkohet dhe ta dënoj konform dispozitave të Kodit Penal të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)