04 Maj 2024

Prokuroria ka bërë 662 kallëzime penale me 994 persona

Prishtinë, 18 nëntor - Raporti i punës nëntëmujore të prokurorive të Republikës së Kosovës, për lëndët që kanë të bëjnë me korrupsionin bën të ditur se Prokurorit Komunale dhe Prokurorit e Qarkut, gjatë periudhës janar - shtator 2011, kanë pasur në punë 662 kallëzime penale me 994 persona.

Nga kallëzimet penale të cilat kanë qenë në punë, 223 ose 33,7 për qind të kallëzimeve janë përcjell nga viti paraprak si të pazgjedhura, kurse 439 ose 66,3 për qind janë raste të cilat janë pranuar në punë gjatë periudhës raportuese.

Nga numri i kallëzimeve penale që kanë qenë në punë,435 ose 65,7 për qind kanë qenë kallëzime penale nga regjistri PP, kurse 227 ose 34,3 për qind kanë qenë raste nga regjistri PPN, çka do të thotë së numri i kallëzimeve në fjalë, në prokurori janë paraqitur si informata, e pas hetimeve të bëra është zbuluar së këto informata kanë të bëjë me vepra penale.

Koordinatores për lëndë të korrupsionit, prokurorja Drita Hajdari ka thënë së këto shënime paraqesin fillimin e suksesit në procedimin e lëndëve të korrupsionit dhe janë dëshmi për gatishmërinë dhe vendosmërinë e prokurorëve për luftimin e korrupsionit.

Po ashtu sipas saj këto shënime janë indikatorë për përmirësimin e kuantitetit dhe kualitetit të punës së prokurorëve gjatë periudhës nëntë mujore.

Sidoqoftë, ajo ka thënë së duhet theksuar se numri i aktakuzave të ngritura nuk janë treguesi i vetëm për suksesin e punës së kryer. Kjo për arsye se ngritja e aktakuzës duhet të jetë e bazuar në prova të sigurta dhe të vërtetuara e jo në bazë të thashethemeve apo dyshimeve të pavërtetuara dhe të paarsyeshme.

\"Aktakuza paraqet një akt serioz për të cilin prokurori e mbanë përgjegjësin ligjore dhe etike si ndaj shtetit ashtu edhe ndaj personit të akuzuar. Me fjalë të tjera, trajtimi i lëndës duhet të jetë serioz, i bazuar në normat ligjore dhe varësisht nga rezultati i hetimit dhe provave të siguruara një lëndë mund të përfundoj me ngritjen e aktakuzës, me pushimin e hetimit apo edhe hudhjen e kallëzimit penal\", ka theksuar Hajdari.

Njëherit gjatë periudhës raportuese, Prokurorit Komunale dhe të Qarkut , kanë zgjedh 341 ose 51,5 për qind të kallëzime penale me 493 persona , kurse në fund të periudhës raportuese kanë mbet të pazgjedhura 321 ose 48,5 për qind të kallëzimeve penale me 501 persona.

Nga lëndët e pazgjedhura, 198 ose 61,7 për qind i përkasin regjistrit të PP dhe 123 ose 38,3 për qind i përkasin regjistrit të PPN.

Nga rastet e gjithmbarshme të cilat kanë qenë në punë gjatë periudhës raportuese, 348 ose 51,3 për qind me 510 persona u përkasin Prokurorive Komunale, kurse 314 ose 48,7 për qind me 484 persona u përkasin Prokurorive të Qarkut.

Rastet e zgjidhura, gjatë nëntëmujorit 2011, kanë përfunduar si në vijim:

- Për 105 raste ose 30,8 për qind me 134 persona, është hedhur kallëzimi
penal ,

- Për 62 raste ose 18,2 për qind me 90 persona, është ngrit propozim akuza,

- Për 54 raste ose 15,8 për qind me 112 persona, është ngrit aktakuza ,

- Për 21 raste ose 6,2 për qind me 37 persona është pushuar procedura
hetimore dhe

- Për 99 raste ose 29.0 për qind me 120 persona rastet janë zgjedh në
mënyrë tjetër 1).

Sa i përket zgjedhjes së kallëzimeve penale të korrupsionit ajo ka thënë se mund të thuhet së prokurorit ishin bukur efektive nga së koeficienti i zgjedhshmërisë së këtij lloji të kallëzimeve penale ishte 51,2 për qind, kurse koeficienti i zgjedhshmërisë së kallëzimeve penale në përgjithësi, gjatë periudhës raportuese ishte 52,4 për qind gati i njëjtë, e dihet së kallëzimet penale të korrupsionit janë shumë të ndërlikuara se pse në të shumtën e rasteve këto vepra penale kryhen në katër sy.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)