25 Prill 2024

Prokuroria heton shkaqet e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Prishtinë, 26 mars - Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, se vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur të gjitha njësitë relevante, përfshirë ekipin e zjarrfikësve, Policinë, ekspertët e zjarrit, Prokurori i Shtetit, drejtori i IML-së, si dhe eksperti i elektroteknikës, me ç’rast kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti.

Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime dhe në kuadër të veprimeve të ndërmarra janë intervistuar zyrtarë të IML-së, të cilët kanë qenë kujdestarë në kohën kur ka ndodhur incidenti.

Prokuroria është në pritje të raporteve me të gjeturat nga ekzaminimet e kryera dhe në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale do t’i ndërmerrë veprimet e mëtjeme konform dispozitave të KPPRK-së.

"Po ashtu ju njoftojmë se, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë", deklaron Prokuroria .​

​​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)