15 Maj 2024

Prokuroria hapi 2 raste të reja kundër shtatë personave

Prishtinë, 31 tetor –  Prokurorët e shtetit, në kuadër të detyrimeve ligjore që kanë, lidhur me Zgjedhjet Lokale 2013, gjatë ditës së sotme kanë punuar edhe dy raste të reja, të cilat kanë të bëjnë me veprat penale kundër të drejtave të votimit nga kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka marrë sot aktvendim për fillimin e hetimeve kundër tre personave, pasiqë ekziston dyshimi i arsyeshëm se më datë 30.10.2013, në fshatin Partesh, bashkërisht kanë cenuar përcaktimin e lirë të votuesve, me çfarë dyshohet se kanë kryer veprën penale Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve, nga neni 213 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me këtë rast, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan që ndaj dy të pandehurve të caktoj masën e paraburgimit, ndërkaq, ndaj të pandehurit të tretë të caktoj masën e arrestit shtëpiak.

Edhe Prokuroria Themelore në Pejë, po sot ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër katër personave, pasiqë ekziston dyshimi i arsyeshëm se më datë 27.10.2013, në Pejë, në mënyrë të kundërligjshme kanë publikuar materiale degraduese në rrjetin social Facebook, me qëllim të pengimit të të dëmtuarave për tu   kandiduar, me çfarë dyshohet se kanë kryer veprën penale - Cenim i të drejtës për tu kandiduar,  nga neni 210 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Pejë, lidhur me këtë rast, kundër njërit të pandehur ka caktuar masën e ndalimit policor.

Prokurori i Shtetit inkurajon qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, në Policinë e Kosovës, apo përmes numrit telefonik 192, numër zyrtar i Policisë së Kosovës, çdo rast për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)