28 Prill 2024

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë për Fajde dhe oganizim të skemave piramidale

Prizren, 12 maj - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: L.P., B.G., B.B., B.K., dhe R.R., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale: “Fajdeja”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe veprën penale “Detyrimi”  sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të lartpërmendurit me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete apo persona tjerë, kontraktojnë shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare - personale të të dëmtuarit, E.A, ku njëri nga të pandehurit përdor edhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit, për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij. I dëmtuari E.A., detyrohet nga të pandehurit e lartëcekur të paguaj borxh në emër të kamatës shumën rreth 20.000 Euro.

Gjatë aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, të pandehurit me datë 22.12. 2021, janë arrestuar në flagrancë gjatë marrjes së kamatave nga i dëmtuari.

Konform dispozitave ligjore në fuqi Prokurori i Shtetit ka propozuar edhe konfiskimin e sendeve të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës dhe janë dobi pasurore nga veprat penale, si: vetura, para të gatshme, kartela të bankës, telefona, USB, kompjuterë, llaptop, akte noteriale, kontrata, CD, DVD, thika, boks të metalit etj.

Prokurori i Shtetit duke u mbështetur edhe në Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë nr. 06/L-087, ka propozuar sekuestrimin e banesave dhe veturave të të akuzuarve, ku ka siguruar edhe urdhrin kufizues përfundimtar nga ana e Gjykatës.  

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)