14 Maj 2024

Prokuroria e Mitrovicës nis hetimet kundër Aleksandër Vulin

Mitrovicë, 24 tetor - Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, morri sot aktvendim për fillimin e hetimeve kundër Aleksandër Vulin, ministër pa protofol në Qeverinë e Serbisë.

Ky aktvendim u mor për arsye se ekziston dyshimi i arsyeshëm se Aleksandër Vulin,  më 17 tetor 2013, në kohën e pacaktuar, në mënyrë të paautorizuar ka kaluar kufirin e Republikës së Kosovës me Serbinë, jashtë vendkalimit kufitar të autorizuar dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Me këtë ka kryer vepër penale, Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare nga neni 146 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet sipas këtij aktvendimi fillojnë nga dita e sotme, 24 tetor 2013, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se z. Vulin ka kryer vepër penale dhe me qëllim që në procedurën hetimore të mblidhen prova në bazë të së cilave do të vendoset se a do të ngritët aktakuzë apo hetimi do të pushoj.

Gjithashu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm po sot ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që të lëshojë urdhër-arrest ndaj të pandehurit Vulin.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)