27 Mars 2023

Prokuroria, aktakuzë ndaj personit që sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Gjakovë, 18 gusht - Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M., për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3, nen paragrafi 3.1, lidhur me paragrafin 1, nen paragrafin 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se, më 17 dhjetor 2022, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri M.M., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës,  M.B., bashkëshortes së tij, e cila është viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë.

Pas një mosmarrëveshje paraprake, rreth djalit të tyre 1 vjeçar, i pandehuri revoltohet dhe fillon ta sulmojë fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast, të dëmtuarës i shkakton ndrydhje të indeve të buta të regjionit të kokës dhe të krahut, lëndime këto të përshkruara nga eksperti mjeko-ligjor.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri M.M, të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)