18 Maj 2024

Projekt i binjakëzimit për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Prishtinë, 3 prill  - Projekti i binjakëzimit, i financuar nga BE, për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit u lansua sot zyrtarisht.

Projekti i binjakëzimit prej 1.8 milion eurosh do të implementohet nga Gjermania dhe Hungaria, të cilat do të jenë intensivisht të angazhuara bashkë me kolegët e tyre kosovarë në 30 muajt e ardhshëm.

Ky projekt do të fokusohet në fuqizimin e kapaciteteve hetimore të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Kosovës, në mënyrë që të shënohet progres i konsiderueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Shefi i Zyrës së BE-së / Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, theksoi se ky projekt do të ndihmojë Policinë e Kosovës dhe Shërbimin e Prokurimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe do të fuqizojë Inspektoratin e Policisë së Kosovës.
 
\"Vetëm atëherë kur policia dhe prokurorët punojnë bashkë në hetime, rezultatet do të jenë të qëndrueshme dhe mund të përdoren në mënyrën më të mirë drejt ndëshkimit” tha Zhbogar duke theksuar se ende ka nevojë për progres në mënyrë që Kosova të lëviz drejt integrimit evropian.
 
\"Në këtë periudhë të rëndësishme për Kosovën, ku të gjithë i kanë sytë në progresin e saj drejt luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, le ta shfrytëzojmë më së miri, le të angazhojmë dhe të mbledhim përvojën e ekspertëve të binjakëzimit në këtë projekt”, tha Zhbogar. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se “ky projekt rrjedh si rezultat i përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i kryer obligimet e saj të dala nga procesi i Liberalizimit të Vizave dhe Marrëveshja për Stabilizim Asociim, ku theksohet se Kosova duhet të tregojë rezultate konkrete në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe të ngris koordinimin dhe bashkërendimin ndërinstitucional në këtë fushë”.

Ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, theksoi se profesionalizimi i Policisë së Kosovës është vlerësuar nga qytetarët dhe rregullisht është listuar si një ndër institucionet më të besueshme të vendit, por se është e vetëdijshme se me sfida të mëdha do të ballafaqohemi.

\"Për këtë arsye ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve është përgjegjësi dhe obligim, e për të siguruar një ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve, bashkëpunimi ndërinstitucional, rajonal dhe ndërkombëtar është më se i rëndësishëm. Pra ne jemi duke punuar në integrimin e strukturave të sigurisë në organizata ndërkombëtare të cilat kanë për qëllim luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)