05 Maj 2024

Procesi “Kleçka” në Gjykatën Supreme të Kosovës

Prishtinë, 9 nëntor - Gjykata Supreme e Kosovës ka caktuar datën 20 nëntor për shqyrtimin e ankesës së prokurorit Maorizio Salustro kundër aktgjykimit të shkallës së parë në rastin “Kleçka”.

“Po kemi marrë thirrjen për datën 20 nëntor, në orën 9 e 30, në Gjykatën Supreme, ku do të vendosë lidhur me kërkesën e prokurorit të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut me të cilin janë liruar siç dihet Fatmir Limaj dhe të tjerët”, ka thënë Rrecaj.

Sipas Koha Ditore, në këtë seancë do të ketë procedurë vetëm kundër deputetit Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës, të cilët konsiderohen si eprorë gjatë luftës në Kosovë.

Rasti kundër Arben Krasniqit, Behlul Limajt, Refki Mazrekut, Sabit Shalës, Shaban Shalës dhe Besim Shurdhes ishte veçuar menjëherë pas hedhjes poshtë të ditarëve dhe deklaratave të dëshmitarit bashkëpunues, tashmë të ndjerë, Agim Zogaj, i njohur për të gjallë të tij si dëshmitari “X”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)