16 Maj 2025

Prishtina është ballafaquar me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm

Prishtinë, 6 prill - Ministria e Punëve  të Brendshme në bashkëpunim me  Ekipin Veprues për  Siguri në Bashkësi - Komuna e Prishtinës, ICITAP-in dhe partnerët tjerë kanë mbajtur sot tryezën e rrumbullakët “Ndërtimi i urave”, e cila është njëra nga aktivitetet e shumta të Ministrisë në parandalim të Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.

Këshilltarja e Lartë e Ministrit të Punëve të Brendshme, znj. Shqipe Mjekiqi, theksoi se bashkëbisedimi me nivelin lokal është më se i nevojshëm  për tu njoftuar me shqetësimet eventuale sa i përket shtrirjes së  radikalizmit  dhe ekstremizmit  të dhunshëm në nivel komunal.

“Jemi mbledhur sot për të bashkëbiseduar me ju sepse besojmë fuqishëm që kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar që fenomeni i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm të shtrihet edhe më tej në Republikën e Kosovës. Gjithë përpjekjet  tona në parandalim të këtij fenomeni kanë të bëjnë me decentralizimin e punës nga  niveli qendror  ne atë  lokal; pra të komunës, komunitetit e familjes” ka theksuar Mjekiqi.

Ndërsa, koordinatori i Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi, z. Ibush Kelmendi, theksoi se Ekipet Vepruese  për Siguri në Bashkësi së bashku me Këshillin  Komunal për Siguri në Bashkësi vazhdimisht mbështesin Policinë e Kosovës  në ofrimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët, duke nënvizuar po ashtu fenomenin e radikalizmit.

“Kryeqyteti i Kosovës është ballafaquar me tendencën e vazhdueshme nga  radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. Me këtë rast ekipet e sigurisë në bashkësi janë të përkushtuara në përmbushjen e detyrave që dalin nga baza  ligjore dhe strategjitë kombëtare në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të radikalizmit  dhe ekstremizmit mbi baza fetare  politike dhe nacionale”, tha Kelmendi.

Ky është takimi i tretë i tillë që është duke u mbajtur në komunat e Kosovës, të cilat janë të bazuara në planin e veprimit të Strategjisë për Parandalim të Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm. Pjesë të panelit ishin edhe përfaqësues të ICITAP-it dhe Policisë së Kosovës. Ndërkaq prezentë në këtë ngjarje, përveç anëtarëve të EVSB-së, ishin edhe përfaqësues nga Instituti Ndërkombëtar i Drejtësisë, Universiteti i Oxford-it dhe organizata e mirënjohur Hedayah.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)