Presidentja Jahjaga emëroi dhjetë gjyqtarë

Prishtinë, 11 gusht - Sipas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga  emëroi dhjetë (10) gjyqtarë. 
Kandidatët e emëruar janë: Muhamet Rexha  gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Beshir Islami  gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Agjencionit Kosovar të Pronës në Gjykatën Supreme të Kosovës. 
Mahir Tutuli  gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Hava Haliti  gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Albert Zogaj  gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Isa Shala - gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Nehat Idrizi - gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qerim Ademaj  gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Rafet Haxhaj  gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Fejzullah Rexhepi - gjyqtar në Gjykatën e Apelit. 















