05 Maj 2024

Presidenti i Shqipërisë dekoron forcat e FSK-së të Kosovës

Tiranë, 8 korrik - Presidenti Bamir Topi ka dekoruar sot me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” disa nga forcat e sigurisë së Kosovës për kontributin që kanë dhënë për përmbytjet e ndodhura në fillim të këtij viti në Shkodër.

Në orët e mesditës së sotme, në ambientet e Presidencës është zhvilluar ceremonia e dekorimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Me këtë rast, presidenti e konsideroi këtë një moment tepër të veçantë, ndërsa ka vlerësuar punën e tyre për përballimin e situatës së vështirë natyrore.

“Edhe pse kjo situatë duket sikur është larg, të gjithë e kemi në memorie atë. Ky është një moment, kur solidariteti njerëzor, angazhimi dhe profesionalizimi juaj bënë që të gjithë të ndjehen krenar për ndihmën e menjëhershme që erdhi nga Kosova, posaçërisht nga FSK”, u shpreh presidenti.

Gjithashtu presidenti Topi shprehu optimizmin e tij se shumë shpejt forcat e FSK-së së Kosovës, do të jenë pjesë e NATO.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)