04 Maj 2024

Policia: Vetëvendosje dhunshëm ka tentu të hyj në objekte shtetërore

Prishtinë, 22 tetor - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 07:50, një grup protestuesish në përbërje prej rreth  140 personave, aktiviste të lëvizjes Vetëvendosje (VV) janë tubuar para selis se tyre, për të filluar mbajtjen e protestës e cila nuk ka qenë e paralajmëruar në polici ashtu siç kërkohet me ligjin mbi tubimet publike.

Ky grup protestuesish në mënyrë të organizuar është nisur nga selia e tyre në drejtim të ndërtesës së Qeveris së Republikës së Kosovës, ku me të arritur sipas policisë në mënyrë të dhunshme kanë tentuar të hyjnë në objektet shtetërore dhe më pas kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme, ngjyrë, gurë masiv në drejtim të zyrtarëve policor dhe objekteve për rreth.

Policia e Kosovës bazuar në informacionet inteligjente policore me kohë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike si dhe sigurimin e institucioneve shtetërore ashtu siç është e mandatuar  me ligj.

Zyrtarët policor fillimisht kanë paralajmëruar protestuesit dhe deputetet që të ndalojnë sulmin dhe hedhjen me mjete të ndryshme ndaj tyre, mirëpo edhe përkundër këtij paralajmërimi ata kanë vazhduar sulmet ndaj zyrtareve policor dhe më pas zyrtaret policor janë detyruar të intervenojnë duke përdorur gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës.

Kësaj proteste ju kanë bashkuar dhe njëherit udhëhequr edhe deputetet e VV-se ku në veçanti Policia ju ka drejtuar përmes megafonit deputetëve të VV, që të shmangen nga protestuesit e dhunshëm dhe nëse dëshirojnë të futen në objektet e tyre të punës, Policia do ti sigurojë dhe njëherit mundësojë qasjen pa asnjë pengesë në institucione.

Pas shpërndarjes së protestuesve nga ana e policisë të njëjtit kanë filluar të ri-organizohen në grupacione të ndryshme, ku kanë filluar përsëri në mënyrë të dhunshme të hedhin mjete të ndryshme të forta, gurë masiv në drejtim të zyrtarëve policor.

Zyrtarët policor përsëri janë detyruar të intervenojnë dhe gjatë këtij intervenimi deri më tani janë shoqëruar (26) aktivist të lëvizjes vetëvendosje, duke përfshirë edhe disa deputet te cilët pas identifikimit janë liruar menjëherë, ndërsa lëndime kryesisht të lehta kanë pësuar  (4) aktivist të VV.

"Sipas informacioneve që ne posedojmë njeri nga deputetet duke qenë pjese e protestuesve nga shtyrjet e ndërsjella është rrezuar nga protestuesit dhe si pasoj e saj ka pësuar lëndime", thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu gjatë kësaj proteste të dhunshme dhe mjeteve të forta të hedhura në drejtim të policisë, lëndime kanë pësuar (18) zyrtare policore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)