Policia vë në pranga tre persona për vepra penale
Prishtinë, 24 shkurt  - Sot pas një hetimi disamujor Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka zhvilluar një operacion policor në regjionin e Prizrenit, me çrast ka arrestuar tre persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale fajde, falsifikim i dokumenteve dhe automjeteve, mbajtje në pronësi, kontroll ose  posedim të paautorizuar  të armëve.
Personat e arrestuar në këtë rast janë:
    R. O.               lindur me 1962                       m/sh/k
    I. O.                 lindur me 1985                       m/sh/k
    S. O.                lindur me 1988                       m/sh/k
Gjatë bastisjes, si rezultat i këtij operacioni policor janë gjetur prova të ndryshme materiale të cilat janë sekuestruar:
    1  llaptop.
    1 I-Pad (Samsung)
    6 fletore të formatit A5 me shënimet mbi fajde
    6 telefona celularë të modeleve të ndryshme
    2 vetura të konfiskuara si provë materiale
·         57  libreza të qarkullimit
·         79 tiketa metalike të numrave të shasisë
·         20 copëza të shasisë
·         21 tabela të automjeteve
    2 armë të zjarrit pa leje, njëra pushkë prodhim rus, ndërsa tjetra revole  TT
    1 karikator
    36 fishekë me rrethatore  për armë gjuetie si dhe pajisje  për pastrimin e armëve
 
Me urdhër të prokurorit kompetent tre personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.  















