Policia shpëton fëmiun tre vjeçar të rënë në lumë

Prishtinë, 9 prill - Policia e Kosovës, sot ka pranuar një informacion se një fëmijë ë moshës tre (3) vjeçare me inicialet (A. S.) nga pakujdesia kishte rënë në lumen Llap, në afërsi tek lagjja e Fushalijve në Podujevë.
Njësite relevante policore me të pranuar informacionin, me shpejtësi kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore duke arrit me shpejtësi në lokacionin ku kishte rënë fëmiu në lumë dhe janë vënë në kërkim të tij.
Falë intervenimit të shpejtë të zyrtarëve policor dhe bashkëpunimit të mirë me qytetar, bashkërisht kanë arrit ta nxjerrin nga lumi Llap fëmiun, dhe pasi iu ka ofruar ndihma e parë e shpejt fëmiu ka arrit të kthehet në jetë.
Në vendngjarje ka arrit edhe emergjenca e cila e ka marrë fëmiun për tretman të mëtejmë mjekësor ku pas ofrimit të ndihmës mjekësore në emergjencë, i njëjti është dërguar në QKUK - Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.