05 Maj 2024

Policia serbe në Merdar, arreston ish-pjesëtarin e UÇK-së

Merdar, 23 mars - Në pikën kufitare në Merdar, Policia e Serbisë e ka arrestuar kosovarin Burim Talaku, ish-pjesëtar i UÇK-së të cilin Beogradi e akuzon për \"krime kundër civilëve serbë\" në Prizren më 16 qershor 199.

‘Talaku akuzohet se ka hyrë në një shtëpi të serbëve me armë automatike dhe me thika, duke e abuzuar fizikisht familjen bashkë me disa persona të tjerë, duke i vjedhur ata dhe duke i larguar ata me forcë nga apartamenti i tyre në Ortakoll të Prizrenit”, ka thënë zv/prokurori serb Bruno Vekaric, raporton indeksonline.

I dyshuari po mbahet në Pozharevc. Vekaric ka thënë se ai do të dërgohet në Beograd për gjykim, dhe se do të kontakohet familja \"viktimë\" për të dhënë dëshmitë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)