02 Maj 2024

Policia rrreston një të dyashuar për shpërdorim detyre

Prishtinë, 9 shtator - Në kuadër të vazhdimit të procesit hetimor nga zyrtarët policorë të DHKEK-së, njësia rajonale e Prishtinës, është arrestuar Elmaze A. (1975) turke/kosovare e punësuar si asistente në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës nën dyshimin se në bashkëveprim me shefin e saj Milazim X., arrestuar para dy dite, kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për 70 mijë euro.

Që të dyve, gjykatësi i procedurës paraprake u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.
Policia e Kosovës apelon te bizneset e ndryshme kosovare se nëse posedojnë ndonjë informacion se kanë qenë të penguar në marrjen e lejeve të importit për mallra nga inspektorët fito-sanitar të paraqesin argumente dhe të denoncojnë pengesat e tilla.

PK-ja do të mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurisë së korrupsionit por për këtë nevojitet edhe ndihma e qytetarëve që mos të heshtin por t’i raportojnë keqpërdorimet e mundshme.

Gjatë fazës së hetimeve Njësia e hetimeve kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit ka siguruar dëshmi të mjaftueshme lidhur me keqpërdorimet që i ka bërë i dyshuari M. X., ku vetëm nga janari e deri në fund të korrikut të viti 2010 nuk ka regjistruar në librin e protokollit dhe as në raportet financiare mbi 1800 leje importi dhe vlera e tyre e tejkalon shumën mbi 70.000 euro.

Përfitimi është bërë në mënyrë të paligjshme pasi që për çdo leje importi është paguar nga ana e kompanive të ndryshme shuma prej 40 eurove.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)