03 Maj 2024

Policia ofron siguri në aktivitetet e nxënëseve

Prishtinë, 20 prill - Njësiti i biçiklistave i Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme është angazhuar në përcjelljen dhe ofrimin e sigurisë të një grupi nxënësish të shkollës “ Oxford Studio” Prishtinë.

Ky grup nxënësish i përbërë nga klasat e pesta dhe të gjashta, në mënyrë të organizuar nga menaxhmenti i shkollës dhe nën përcjelljen e njësitit policor kanë lëvizur me biçikleta nga lagjja “Dardani” e Prishtinës deri në parkun e Gërmisë, Prishtinë.

Me të arritur në parkun e “Gërmisë” kanë filluar aktivitetet e përbashkëta me njësitet e biçiklistave të Policisë së Kosovës, të cilët  janë në përkujdesje dhe ofrim të sigurisë së tyre gjatë gjithë kohës.

Nxënësit dhe disa nga qytetarët kanë shfrytëzuar edhe mundësin e realizimit të fotove të përbashkëta me njësitin policor gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Policia e Kosovës me këtë dëshmon se është e përkushtuar në ngritjen dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit, në ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit me qytetarët si dhe ngritjes së vazhdueshme të besueshmërisë ndaj institucionit policor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)