28 Prill 2024

Policia në Pejë arreston tre të dyshuar

Pejë, 1 gusht - Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit (DHKEK) në Pejë ka arrestuar tre të dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare ose i autorizimit dhe legalizim të përmbajtjes së pavërtetë.

Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit (DHKEK) në Pejë ka arrestuar sot rreth orës 11:00 tre persona (dy nga ta zyrtarë të Kuvendit komunal të Pejës) nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare ose i autorizimit dhe legalizim të përmbajtjes së pavërtetë.

Bazuar në hetimet preliminare hetuesit kanë grumbulluar informacione se në vitin 2006 dy nga të arrestuarit duke e keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe duke përdorur dokumente të falsifikuara me të dhëna të pavërteta kanë shpronësuar pronë nga trashëgimia e  një ankuesi duke e bartur atë në emër të një personi tjetër tashmë të arrestuar nga policia.

Që të tre personave të arrestuar me vendim të prokurorit kompetent u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)