06 Maj 2024

Policia kufitare zbulon traktorin e vjedhur

Prishtinë, 23 mars - I “kamufluar” me bari të thatë në një furgon me targa të Kosovës, është zbuluar traktori që dyshohet se është vjedhur tri ditë më parë në një fshat të Klinës.

Rasti ka ndodhur sot dhe është regjistruar nga zyrtarët e policisë kufitare të vijës së gjelbër në afërsi të pikë kalimit kufitar të Qafës së Prushit – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare -Perëndim.

Pas orës 05:00, gjatë zhvillimit të aktivitetit patrullues në zonën e përgjegjësisë kufitare , respektivisht në rrugën magjistrale Ponoshec-Qafë Morinë (afërsisht 1 km nga vendkalimi i autorizuar zyrtar ), nga patrulla policore kufitare është ndaluar për kontroll automjeti i tipit furgon Daimler-benz, ngjyrë portokalli.

Automjetin në fjalë ishte duke e drejtuar i dyshuari F. Vilaj (1976).

Me rastin e ndalimit për kontroll në automjetin transportues është vërejtur se ka ushqim të thatë për bagëti (balla të sanës), mirëpo pas një kontrolli më të detajuar është zbuluar se në automjetin transportues ishte i ngarkuar një traktor i tipit TAF-42, ngjyrë të kuqe (viti i prodhimit 2010), për të cilin i dyshuari nuk posedonte dokumente.

Pas dyshimit të bazuar se personi ka tentuar që traktorin ta kontrabandonte për në Republikën e Shqipërisë, policia ka verifikuar të dhënat për këtë traktor me ç’rast ka rezultuar se traktori është raportuar si i vjedhur më 19.03.2012 në fshatin Berkovë të Klinës.

Zyrtarët policorë kanë arrestuar të dyshuarin kurse mjeti transportues së bashku me ngarkesën-traktorin janë konfiskuar nga policia.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)