05 Maj 2024

Policia kërkon të mos përdoren mjetet e kundërligjshme

Prishtinë, 29 nëntor - Ruajtja e rendit dhe qetësisë publike është një nga detyrat që Policia e Kosovës kryen në baza ditore, si dhe me rastin e manifestimeve të ndryshme ose shënimit të ditëve të veçanta.

Edhe me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si dhe me rastin e lirimit nga të gjitha akuzat nga Tribunali i Hagës për z. Ramush Haradinajn dhe të tjerët, Policia e Kosovës është angazhuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Referuar dy ngjarjeve që janë cekur më lart, paraprakisht Policia ka hartuar planet policore për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe do të jetë e angazhuar në ofrimin e sigurisë në të gjitha manifestimet që do të mbahen.

Në të njëjtën kohë efektivat policore përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, do të përkujdesen edhe për mbarëvajtjen e komunikacionit rrugor në të gjitha vendet ku pritet të ketë manifestime dhe do të reagojë nëse paraqitet nevoja për një reagim policor.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të festojnë me dinjitet dhe krenari e maturi, duke vënë në prioritet sigurinë personale dhe sigurinë e të tjerëve.

Policia e Kosovës njëkohësisht kërkon nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i shmangen përdorimit të mjeteve të kundërligjshme, siç janë armët e zjarrit, në të kundërtën Policia e Kosovës është e detyruar të reagojë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)