05 Maj 2024

Policia ka bërë të gjitha përgatitjet për kremtimin e Pavarësisë

Prishtinë, 15 shkurt - Me rastin e 5 vjetorit te pavarësisë së Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka bërë të gjitha përgatitjet lidhur me kremtimin e ditës së shpalljes së Pavarësisë, njësia rajonale e trafikut Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugorë dhe drejtimit të trafikut.

Meqenëse kryeqyteti gravitohet nga një numër i madh automjetesh dhe qytetarësh dhe duke vlerësuar se bllokimi i segmenteve të caktuar rrugore paraqet vështirësi në rrjedhën normale të komunikacionit si dhe për të asistuar realizimin me sukses të projektit për manifestim të nxjerrë nga Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ndërmerren këto masa:

· Ofrimi i kushteve për qarkullimin normal për të gjithë shfrytëzuesit të komunikacionit rrugor .

· Udhëzimet e duhura për parkingje të transportit komercial, autobusët, dhe veturat e udhëtarëve.

· Krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Në këtë kontest njësiti regjional i trafikut do të veproj në të gjitha rrugët magjistrale të regjionit të Prishtinë dhe në qytete duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të udhëzimit të automjeteve, dhe vendosjen në parkingjet e planifikuara.

Me këtë rast në të gjitha udhëkryqet që lidhin magjistralet me kryeqendrën do të ketë patrulla policie të cilat do t’i udhëzojnë ngasësit e automjeteve për ti parkuar automjetet e tyre në pjesët e caktuara për parkimin brenda qytetit dhe jashtë tij.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten me këtë rast në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre me vetura. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)