04 Maj 2024

Policia ka arrestuar katër të dyshuar për krim të organizuar

Prishtinë, 6 janar - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve disa mujore, ka realizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta” me ç’rast ka bërë arrestimin e katër personave të dyshuar se kanë kryer veprat penale: krim i organizuar - kontrabandim me migrantë falsifikim i dokumenteve.

Bazuar në hetimet policore ky grup personash tashmë të arrestuar merreshin me  veprimtari kriminale si grup i organizuar dhe strukturuar mirë duke bërë falsifikim të dokumenteve të udhëtimit me qëllim kontrabandimin e njerëzve në vendet evropiane. 

Kështu më 05 dhe  06.02.2013 hetuesit policorë pas një plani të menduar mirë dhe informatave të grumbulluara rreth këtij grupi kanë arrestuar katër të dyshuar: S. M. - 1982; D. S. - 1992; H. M. - 1968 dhe A. K. - 1982. 

Pas arrestimit të personave të dyshuar operacioni sipas policise nuk ka mbaruar me kaq ku me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë edhe kontrollimi i shtëpive të të dyshuarve dhe lokaleve përcjellëse me ç’ rast janë konfiskuar pajisje dhe dokumente në cilësi të prova materiale.

Policia ka gjetur 2 pasaporta të falsifikuara (1 e Finlandës dhe 1 e Serbisë); 1 Patentë shofer i Serbisë; 4  vula me mbishkrime të shteteve të ndryshme (1 Zvicerane, 3 Gjermane); 3 vula me mbishkrime të Bankave (2 Pro Credit dhe 1 NLB); 26  kopje viza gjermane; 21  kopje faqe pasaporte Gjermane; 2 kopje Pasaportë me kontrata pune; 10 ID - kartela identifikuese të falsifikuara ( 1 Zvicerane dhe 2 Italiane); 11 Certifikata të lindjes të personave të ndryshëm dhe fotokopje të dokumenteve për  persona të ndryshëm; 8 USB; 8  telefona celular; 3 LAP TOP-a; 1 Printer me ngjyra   ( i cili dyshohet se është përdorur për falsifikim); 44  faqe hyrje dalje- Pasqyra bankare të bankave (Pro Credit, NLB, Raiffaisen dhe Banka Ekonomike) dhe 1 kopje e valutës 100 euro- kolor.

Ky grup në mënyrë shumë të organizuar dyshohet se kanë kryer veprat penale kontrabandim të migrantëve, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit – krim i organizuar për persona të ndryshëm të cilët  organizonin kontrabandimin e personave për në shtetet evropiane.  

Për këto shërbime ky rrjet përfitonte shuma të mëdha të parave.  

Personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)