15 Maj 2024

Policia gjen një person të vrarë në Deçan

Pejë, 17 shtator - Policia e Kosovës përkatësisht njësitet patrulluese në Stacionin policor në Deçan, ka njoftuae se dje rreth orës 17:50, i janë përgjigjur një informate për një trup të shtrirë dhe mendohet pa shenja jete në banesen e tij në  qytetin e Deçanit gjegjësisht në rrugën “Sali Çeku”.

Patrullat policore te stacionit policor në Deçan ju janë përgjigj informatës dhe më pas ka rezultuar se personi në fjalë është i shtrirë dhe i goditur me armë zjarri në  kokë dhe menjëherë është njoftuar Qendra mejksore në Deçan të cilët pas arritjes në vend ngjarje kanë konfirmuar vdekjen.

Pas identifikimit të tij ka rezultuar se personi i vrarë  është A.T. 1957 nga Deçani, Me pastaj kanë reaguar njësitet tjera përkatëse të Stacionit Policor në Deçan dhe Hetimet Rajonale, gjithashtu  është kontaktuar Prokurori, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pas hetimeve të para preliminare dhe intervistimeve te shumta të disa personave, të bëra nga njësiteve të hetimeve rajonale në koordinim me prokurorin, rezulton se e dyshimt e kësaj vrasje është bashkëshortja e të vrarit S. H. 1971.

Ku mendohet që shkaqet janë dhuna në familje, por ende intenzivisht jemi duke hetuar edhe për shkaqe dhe pista tjera të vrasjes.

Rasti në fjalë është duke u proceduar nga hetimet rajonale në Pejë në koordinim me prokurorin. Ndërsa trupi i pajetë i të vrarit është derguar në institutin e mjeksisë ligjore në Prishtinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)