03 Maj 2024

Policia - Eulex dhe Prokuroria se bashku kundër krimit

Prishtinë, 24 prill - Sot  është mbajtur një takim trepalësh në mes të Policisë së Kosovës, Prokurorisë Shtetërore dhe EULEX në ambientin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Zyrtarët policorë dhe prokurorët diskutuan mënyrat e ndryshme për të rritur bashkëpunimin e tyre në mënyrë që të luftojnë krimin. Takimi ishte organizuar dhe lehtësuar nga Divizionit i Fuqizimit i EULEX-it.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, dhe përfaqësuesit e lartë të Policisë përfshirë edhe Drejtorët e Drejtorive Rajonale, Aleksandër Lumezi Krye Prokurori i Prokurorisë së Apelit  Prishtinë dhe prokurorë të Zyrës së Prokurorisë Themelore të Kosovës Prishtinë si dhe Kryesuesi i Divizionit për Fuqizim i EULEX, Peter Bach, këshilltarët policorë dhe të prokurime së EULEX-it morën pjesë në takim.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni në një fjalë rasti ju dëshirojë mirëseardhje pjesëmarrësve ku diskutimi i tij u fokusua kryesisht në ngritjen e bashkëpunimit në mes të Policisë dhe Prokurorisë në funksion të qasjes  sa më efikase në luftimin e kriminalitetit në vend.

Më tutje ai shtoi , “Unë uroj që ky fillim të na shërbejë të gjithë neve, si bartës kryesor, sipas kompetencave pra  edhe ligjore,  për të përmbush misionin tonë që kemi, e ai është luftimi dhe parandalimi i krimit. Policia e Kosovës do të jetë në dispozicion dhe e hapur për të gjitha bashkëpunimet dhe në të gjitha nivelet, ashtu siç kërkohet”.

Gjithashtu gjatë këtij takimi ka folur edhe kryeprokurori i prokurorisë së Apelit z. Aleksandër Lumezi i cili theksoi se bartësit e institucioneve prokuroriale tashmë janë të gatshëm të përballen me situata që kanë të bëjnë me konsolidimin e shtetit ligjor.

Ai më tutje shtoi, “Këto takime të përbashkëta me policinë e Kosovës janë në atë frymë dhe konsideroj se do të jenë të mirëseardhura për përmirësimin e veprimtarisë dhe punës së përditshme të prokurorisë dhe policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, bashkëpunim ky i cili është në rritje.

Kryesuesi i Divizionit për Fuqizim i EULEX-it, z. Peter Bach, theksoi se bashkëpunimi në rritje është një kërkesë kyqe për në BE dhe liberalizimin e vizave, “Një nga kërkesat për liberalizimin e vizave është një luftë e mirë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sot EULEX-i është duke ndihmuar Policinë e Kosovës dhe  shërbimin Prokurorial të Kosovës për të lehtësuar këtë bashkëpunim në mënyrë që të  arrihen  rezultate më të mira \", tha Peter  Bach.

Ky takim do të pasohet nga takime të rregullta në nivel rajonal në mes të Policisë së Kosovës dhe
Prokurorisë për të koordinuar një qasje të përbashkët për hetime dhe në zvogëlimin e krimit.

Një rëndësi të veçantë do të jetë i dedikuar për trajnimin e prokurorëve dhe hetuesve të policisë duke futur ato me praktikat më të mira të bashkëpunimit të institucioneve të tilla si policisë, prokurorisë dhe agjencive të tjera të sigurisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)