11 Maj 2024

Policia e Maqedonisë nuk reagon ndaj bllokimit te kufirit

Bllacë, 12 shtator - Përderisa zgjasin bisedimet për zbutjen e luftës tregtare mes Maqedonisë dhe Kosovës, shoqata e transportuesve Makamtrans që nga e marta vazhdon t\'i bllokojë vendkalimet kufitare në mënyrë të paligjshme.

Edhe pse sot ata mundësojnë në çdo dy orë kalimin e lirë të automjeteve në vendkalimin kufitar në Bllacë dhe Jazhincë nga 30 minuta, sërish qytetarëve u bllokohet lëvizja e lirë, vepër kjo që duhet dënuar pasi që në bazë të ligjit për tubim publik është e ndaluar protesta në rrugë magjistrale dhe autostrada.

Nga policia e Maqedonisë nuk kanë marrë asnjë aksion ta ndërprerë këtë bllokadë, me pretekstin se presin të zgjidhet situata e krijuar dhe bllokuesit vetë të largohen.

“Ne deri më tani kemi vepruar sipas praktikave Evropiane, ashtu si që vepronte policia greke kur kishte bllokadë në pikën kufitare në Bogorodicë. Policia bën gjithçka që mundet, jemi në kontakt me protestuesit dhe morëm vërtetim se sa të hiqet bllokada nga pala Kosovare, do të hiqet edhe nga ana e tyre.\"

\"Kështu që ne nuk mund ti ndalojmë ose ti përzëmë me dhunë edhe pse ata jo-ligjërisht e kanë bllokuar rrugën e jo pikën kufitare” tha për Portalb, zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski duke marrë për shembull protestat e rastit Monstra ku policia nuk i ka ndaluar ato.

Nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë Publike “Makedonija Pat”, Gajur Kadriu thotë se nga institucioni i tij nuk kanë asnjë kompetencë për të reaguar në këtë rast.

Në pikat kufitare doganierët e Maqedonisë u kërkojnë të holla kosovarëve kur ata duhet të vijë në Maqedoni, në ndërkohë që Kosova ka bllokuar eksportin e të gjitha produkteve të Maqedonisë në shtetin e tyre.

Ata shprehen të revoltuar pse lejohet të ndodh një gjë e tillë.

Zëvendës kryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, nuk do të shkon në Shkup por problemin me autoritetet e Maqedonisë do ta zgjidh përmes telefonit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)