28 Prill 2024

Policia e Kosovës vazhdon të konfiskojë targat e Serbisë

Prishtinë, 17 janar - Policia e Republikës së Kosovës nuk do të lejoj targat e reja të Serbisë me inicialet e qyteteve të Kosovës.

Brahim Sadriu zyrtarë për informim në Policinë e Kosovës ka thënë së që nga dalja në qarkullim të këtyre targave, Polica e Kosovës ka konfiskuar tre palë sosh, ndërsa ndaj vozitësve janë ndërmarrë masat ligjore.
 
Sadriu ka thënë së vendimi i Ministrit të Bredshëm, Bajram Rexhepi, për konfiskimin e të gjitha targave të makinave të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, brenda territorit të Kosovës ende është në fuqi.

Në të gjitha vendkalimet kufitare vozitësit, të cilët vijnë në Kosovë me targa të reja të Serbisë, ata mund të pajisen nga Policia Kufitare e Kosovës me targa të përkohëshme, njoftoi Sadriu.

Ndryshe, Zyrtarë të EULEX-it thonë se të dyja palët duhet të ulin tensionet e krijuara rreth çështjes së targave të automjeteve. Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi tha se të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet që nxitin provokime.

Ndërkaq, autoritetet serbe i kanë kërkuar misionit të EULEX-it që të ndërhyjë për të ndryshuar vendimin e Ministrit të Brendshëm, Rexhepi, për konfiskimin e targave të makinave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)