15 Maj 2024

Policia e Kosovës shkatërroi 1315 armë të vogla dhe të lehta

Prishtinë, 10 tetor - Policia e Kosovës ka shkatërruar mbi 1315 armë të vogla dhe të lehta, në Fabrikën e metalit “ Shkritorja” në Janjevë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se shkatërrimi publik i armëve tregon një ndër rezultatet e zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit Kombëtar për Kontrollimin dhe Grumbullimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta.

“Kjo dëshmon edhe gatishmërinë tonë që edhe më  tutje të ballafaqohemi me sfidat që paraqesin armët e vogla dhe armët e lehta në Kosovë”, tha ministri Rexhepi.

Në këtë rast ai falënderoi Qeverinë gjermane për përkrahjen e dhënë në këto aktiviteteve, si dhe Programin Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara për kontributin e tyre të vazhdueshëm.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Blomeyer e vlerësoi pozitivisht projektin për Kontrollin e Armëve të Vogla në Kosovë, duke pohuar se ky projekt  kontribuon në shërimin e plagëve të shoqërisë të shkaktuara gjatë kohës së luftës.

Ndërsa përfaqësuesi i UNDP-së, Chris Decker tha se ngjarja e sotme është rezultat i dukshëm i përkrahjes pesëvjeçare që jep UNDP për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës në fushën e Armëve të Vogla dhe të Lehta.

“UNDP është e përkushtuar që edhe më tutje të vazhdojë t’i asistojë akterëve kosovarë, në veçanti MPB-së në luftën kundër armëve ilegale dhe gjithashtu në zvogëlimin e dhunës”, tha Decker.

Zëvendës-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha tha se PK do të mbetet e përkushtuar në ngritjen e sigurisë publike, duke bërë edhe konfiskimin e armëve, të cilat në mënyrë të paligjshme gjenden në duart e qytetarëve. “Armët të cilat do të shkatërrohen janë armë të konfiskuara nga Policia e Kosovës gjatë  hetimeve të llojeve të ndryshme të krimit”, tha ai.

Shkatërrimi i armëve u zhvillua në kuadër të Strategjisë së Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe planit të veprimit të zbatuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe  mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) – projekti për Kontrollin e Armëve të Vogla në Kosovë (KOSSAC).

Kjo Strategji synon përmirësimin e sigurisë në bashkësi, duke implementuar aktivitetet e AVL-ve në përputhje me standardet e UN-it, OSBE-së dhe BE-së dhe shkatërrimin e armëve të paligjshme dhe të tepërta në Kosovë.

Ky projekt financohet bazuar në një marrëveshje me Zyrën e Jashtme Gjermane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)