05 Maj 2024

Policia e Kosovës përgatitet për sezonin e dimrit

Prishtinë, 8 nëntor - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin dimëror i cili fillon me 15 nëntor.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor Kolonel Sheremet Ahmeti në takimin e sotëm ku u diskutuan përgatitjet e përbashkëta për sezonin e dimrit tha se edhe mbipesha e automjeteve të transportit është duke e shkatërruar infrastrukturën rrugore në vend.
 
Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për gjendjen e sigurisë nëpër rrugët e vendit si në segmentet e autostradës.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit rrugor, kolonel Sheremet Ahmeti tha se trafiku rrugor është çështje komplekse që nuk mund të menaxhohet vetëm nga një institucion por duhet angazhim i përbashkët.

“Ne si polici e Kosovës kemi marrë angazhime për të përgatitur të gjithë personelin që merret me këtë çështje”, tha Ahmeti.

Ndërkaq Drejtori i Drejtorisë së Rrugëve nga Ministria e Infrastrukturës, Jahudim Myrtaj tha se Kosova është e ndarë në shtatë regjione të mirëmbajtjes së rrugëve dhe se të gjithë operatorët janë organizuar mirë dhe se janë të përgatitur.

Ai tha se Ministria e Infrastrukturës menaxhon në mirëmbajtje verore dhe dimërore mbi dy mijë kilometra rrugë duke përfshi tani edhe autostradën.

“Autostrada ka qenë një risi për pjesëmarrësit në komunikacion edhe për ne, sidomos për ne, mirëpo edhe pse kemi pas probleme është menaxhua mjaft mirë çdo gjë”, tha Myrtaj.

Ndryshe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janar –tetor 2011-2012 aksidentet me fatalitet kanë shënuar një rënie prej 16.36 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)