11 Maj 2024

Policia e Kosovës konfiskon 350 kg narkotikë

Prishtinë, 6 korrik - Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:00 gjatë një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikut me Narkotikë ka konfiskuar rreth 350 kilogramë substanca narkotike të llojit marihuanë.

Operacioni thuhet se është zhvilluar në disa lokacione të rajonit të Prizrenit dhe Ferizajt.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar pesë persona, ndërsa aksioni ka rezultuar edhe me konfiskimin e armëve dhe parave të gjetura.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka përshëndetur këtë aksion, dhe ka deklaruar se investimet që MPB-ja i ka bërë për Drejtorinë Anti-drogë janë shpaguar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)