03 Maj 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar dy ish-pjesëtarë të UÇK-së

Prishtinë, 26 prill - Policia e Kosovës ka arrestuar të martën dy ish-pjesëtarë të UÇK-së për shkak se nuk janë paraqitur në gjykatë.

Me kërkesë të Prokurorisë së EULEX-it, është arrestuar Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së dhe Sefedin Zukën nga Ferizaj, po ashtu ish-pjesëtar i UÇK-së. Që të dy janë dërguar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, raporton Telegrafi.

Misioni evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX-i  kishte ftuar për 15 shkurt katër ish-pjesëtarë të UÇK-së që të paraqiten në seancë gjyqësore në lidhje me sulmin ndaj ndërtesës së Qeverisë, të bërë në korrik të vitit 2009, ndërsa protestonin për të drejtat e tyre.

Gjatë protestave u hodh një bombë molotovi drejt selisë së qeverisë, gjë që paraqet dëmtim të pronës dhe për këtë, sipas EULEX-it, ata duhet të paraqiten në gjykatë.

Ndërkohë EULEX-i ka lëshuar fletarrest edhe për shtatë ish-pjesëtarë të UÇK-së që morën pjesë në protestat para ndërtesës së Qeverisë.

Me herët, Qeriqi ka thënë se nuk do të paraqitet në gjykatë, sepse nuk i beson drejtësisë së EULEX-it.

“Është proces gjyqësor i motivuar politikisht. Ne nuk do t`i përgjigjemi Prokurorisë së EULEX-it sepse është e njëanshme dhe punon për interesat e politikës vendore”, pat thënë Xhevdet Qeriqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)