29 Prill 2024

Policia e Kosovës dhe EULEX po i heton detajet e incidentit

Prishtinë, 10 nëntor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po i heton detajet lidhur me atë se si ka ardhur deri te përleshja e së mërkurës ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, dhe kush kishte shtënë me armë, ku si pasojë është vrarë një serb dhe dy të tjerë janë plagosur.

Raportohet se gjendja e dy të plagosurve, prej të cilëve njëri është polic, është serioze.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, tha se personi Sava Mojsic, vdiq nga plagët sot herët në mëngjes, në spital, pas operacionit, i cili zgjati disa orë.

Mjekët thanë se Mojsic ishte plagosur nga shpërthimi i të shtënave me armë zjarri.

Polica tha se po i heton detajet se çka e shkaktoi këtë përleshje dhe kush kishte shtënë me armë zjarri.

Edhe EULEX-i ka bërë të ditur se është duke bashkëpunuar ngushtë më Policinë e Kosovës (PK) në hetimin e incidentit e të shtënave me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në lagjen Kroi i Vitakut në pjesën veriore të Mitrovicës, ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Mbrëmjen e kaluar hetuesit e EULEX-it shkuan në vendngjarjen e krimit, dhe në bashkëpunim me zyrtarët e PK-së, filluan të intervistojnë dëshmitarët.

Hetimi i përbashkët i EULEX-it dhe i Policisë së Kosovës është ende duke vazhduar me mbledhjen e provave materiale si dhe deklaratave të dëshmitarëve.

EULEX-i u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga reagimet e dhunshme dhe ti lejojnë institucionet e sundim të ligjit ta kryejnë punën e tyre.

Kjo përfshin lirinë e lëvizjes për EULEX-in në mënyrë që të kryej këtë dhe hetime të tjera në përputhje me mandatin që ka.

Ministria e Punëve të Brendshme përkrahë Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në ndriçimin sa më të shpejt të këtij rasti. Aktet kriminale janë të patolerueshme dhe sidomos kur bëhet fjalë për sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët kanë mision ruajtjen e jetës dhe pronës së të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim.

Humbja e jetës së një qytetari të Kosovës është e pa kompenzueshme, mirëpo, ne do të japim çdo përkrahje të nevojshme për trajtimin mjekësor të zyrtarit të Policisë së Kosovës dhe qytetarit tjetër të plagosur.

Ministria e Punëve të Brendshme fton edhe njëherë të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, të ruajnë qetësinë dhe të veprojnë me gjakftohtësi në këtë situatë. Vetëm në këtë mënyrë, forcat e rendit do të kenë mundësi të zbardhin çdo detaj të këtij akti të shëmtuar.

Duke shprehur edhe njëherë keqardhjen për incidentin e ndodhur mbrëmë, dëshirojmë të shprehim vendosmërinë dhe përkushtimin tonë për të siguruar rendin publik duke vënë para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në akte kriminale të cilët dëmtojnë perspektivën e vendit tonë.

Sot, jemi më të vendosur se kurrë, që me të gjitha kapacitetet tona të përgjigjemi ndaj të gjithë atyre që ndërmarrin veprime të tilla kriminale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)